Edicioni i pestë i “Big Brother VIP Kosova” po afron, ndërsa përgatitjet për rikthimin e formatit në ekran tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtare.
Një sinjal i ri ka ardhur nga moderatori Alaudin Hamiti, i cili ka ndarë një InstaStory përmes së cilës ka bërë të ditur se kanë përfunduar xhirimet e klipeve për edicionin e ri.
Ky zhvillim shton edhe më shumë pritshmëritë për nisjen e sezonit, ndërsa produksioni duket se po përmbyll një nga një përgatitjet para rikthimit të spektaklit.
Puna për Big Brother VIP Kosova 5 ka nisur prej muajsh. Në fund të gushtit, Alaudini kishte ndarë edhe një pamje nga përzgjedhja e kastit, duke i mbuluar me “blur” portretet e personazheve dhe duke e cilësuar atë si “kastin më të fuqishëm deri më sot”.
Megjithëse data e saktë e premierës ende nuk është bërë publike, përfundimi i xhirimeve të klipeve është një tjetër sinjal se Big Brother VIP Kosova 5 po i afrohet gjithnjë e më shumë ekranit.
Publiku tashmë pret të zbulojë jo vetëm datën e nisjes, por edhe kastin që do të hyjë në shtëpinë e famshme.
/Prive By Liberta Spahiu



