Moda, eleganca dhe një atmosferë e kuruar deri në detaje u bashkuan pak ditë më parë në një event të veçantë të organizuar nga BOSS në Albi Mall.
Mbrëmja solli në një formë ndryshe koleksionet e reja të sezonit, të cilat nuk u prezantuan vetëm në hapësirat e dyqanit, por morën jetë në catwalk përmes një sfilate me look-e të plota.
Në fokus ishin dy linja me karakter të ndryshëm. BOSS Black në Albi Mall solli anën më elegante dhe të rafinuar, me veshje të përshtatshme për evente, mbrëmje dhe paraqitje më formale.
Në anën tjetër, BOSS Green në Albi Mall prezantoi një frymë më casual, sportive dhe funksionale, me pjesë të menduara për t’u kombinuar më lehtë edhe në përditshmëri.
Look-et e prezantuara gjatë sfilatës u stiluan nga dizajnerja Yllka Brada, ndërsa eventi mblodhi edhe një numër të madh fytyrash të njohura.
Për Prive By LS, Dafina Bejiqi, menaxhere e Marketingut në Albi Mall, foli për idenë dhe qëllimin pas organizimit të kësaj mbrëmjeje, ndërsa Leotrim Konjuhi, Brand Manager i BOSS në Albi Mall, tregoi më shumë për dallimet mes koleksioneve dhe risitë e sezonit.
E natyrisht, Prive By LS nuk i la pa pyetur as të ftuarit, të cilët treguan preferencat e tyre dhe se cili nga stilet e prezantuara i përfaqëson më shumë.
Nga catwalk-u te të ftuarit, atë mbrëmje stili kishte shumë versione, por një adresë të përbashkët: BOSS në Albi Mall.
Ndiqeni storjen e plotë më poshtë. /Prive By Liberta Spahiu


