Të dielën, Prive By Liberta Spahiu raportoi ekskluzivisht se Megi Pojani nuk do të vazhdojë më në drejtimin e “Për’puthen” në sezonin e ri.
Në informacionet e para që siguruam, bëhej e ditur se për drejtimin e programit po diskutoheshin dy emra të njohur nga “Big Brother VIP Albania”, ndërsa Top Channel po përgatit ndryshime më të gjera në ekipin e formatit.
Tashmë duket se njëri prej emrave është vendosur.
Kryefjala e raporton si të kryer kalimin e Heidi Bacit në krye të “Për’puthen”, duke bërë të ditur se ish banorja e “Big Brother VIP Albania” pritet të marrë një rol qendror në programin e dashurisë.
Të njëjtin informacion e konfirmojnë për Prive By Liberta Spahiu edhe burimet tona, sipas të cilave Heidi është zgjedhja për drejtimin e sezonit të ri.
Heidi Baci u bë një prej personazheve më të komentuar pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania 3” dhe më pas ka vijuar angazhimin në ekranin e Top Channel.
Sipas raportimit të Kryefjala, pjesë e ekipit të ri pritet të jenë edhe Ronaldo Sharka dhe Erjola Doçi, megjithëse prezantimi zyrtar i sezonit dhe ndryshimeve në program ende nuk është bërë nga televizioni.
Kështu, pas largimit të Megi Pojanit, “Për’puthen” duket se hyn në një fazë të re, me Heidi Bacin në krye të formatit. /Prive By Liberta Spahiu.


