Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është bërë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë një djalë ditën e sotme në maternitetin “Koço Gliozheni” në kryeqytet.
Sipas burimeve të konfirmuara, Veliaj ka marrë një leje të posaçme nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të dalë përkohësisht nga regjimi i masës së sigurisë, me qëllim vizitën e djalit të porsalindur dhe bashkëshortes së tij në ambientet e spitalit.
Ky zhvillim familjar vjen në një moment mjaft specifik dhe delikat për ish-drejtuesin e Bashkisë së Tiranës. Prej më shumë se një viti, Veliaj është larguar nga drejtimi i institucionit më të madh vendor në vend, ndërsa ndodhet në qendër të një procesi penal të nisur nga SPAK.
Veliaj pritet të rikthehet menjëherë nën masën e sigurisë të caktuar nga Gjykata e Posaçme fill pas përfundimit të afatit të lejes së akorduar për këtë vizitë. /Prive By Liberta Spahiu


