Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një vilë në Spanjë, ku ylli i reality show-t “TOWIE”, Jake Hall, është gjetur pa jetë në një vilë në Spanjë.
Sipas raportimeve nga Daily Mail, 35-vjeçari, i cili njihet gjerësisht si ish-bashkëshorti i modeles shqiptare Missé Beqiri, u gjet nga policia në një pishinë gjaku me lëndime fatale në kokë.
Dyshimet e para të autoriteteve spanjolle janë se vdekja erdhi si pasojë e një aksidenti tragjik, pasi aktori mendohet të jetë përplasur me një derë xhami gjatë një feste që po mbahej në vilë.
Policia mbërriti në pronën e marrë me qira rreth orës 07:30 të mëngjesit dhe ka marrë në pyetje katër burra dhe dy gra që ndodheshin në shtëpi.
Ata kanë dëshmuar se kishin dalë në mbrëmje dhe kishin vazhduar festën pasi ishin kthyer në shtëpi në orët e para të ditës.
Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar, ndërsa autopsia pritet të kryhet në Palma të Majorkës për të përcaktuar saktësisht shkakun e vdekjes.
Jake Hall, i cili përveç televizionit ishte edhe model e futbollist, la pas vajzën e tij të vogël, River, të cilën e kishte me Missé Beqirin.

Çifti kishte nisur lidhjen në vitin 2016 dhe ishin fejuar dy vite më vonë, duke u bërë një nga dyshet më të përfolura të medias rozë.
Kjo tragjedi rikthen në vëmendje historinë e dhimbshme të familjes së modeles shqiptare, pasi vëllai i saj, Flamur Beqiri, u ekzekutua në një vrasje mafioze para shtëpisë së tij në Londër gjatë natës së Krishtlindjeve në vitin 2019.

Vetëm pak orë para vdekjes, Hall kishte postuar një video rrëqethëse në rrjetet sociale ku shfaqej duke kërcyer dhe duke krijuar piktura.
Në mbishkrimin e postimit të tij të fundit, ai kishte shkruar se jeta ndonjëherë është e pakuptimtë, por po përpiqej të kujtonte gjërat e mira përmes artit.
Menjëherë pas përhapjes së lajmit, profili i tij u përmbyt nga mijëra mesazhe ngushëllimi nga miqtë dhe fansat e tmerruar nga ky largim i parakohshëm. /Prive By Liberta Spahiu

View this post on Instagram


