Vetëm pak ditë pasi Prive By LS zbuloi ekskluzivisht lidhjen e re të Lumbardh Salihut, tashmë ka ardhur edhe fotografia që e nxjerr çiftin hapur për herë të parë.
Ish fituesi i “Big Brother VIP Kosova 2” është në një romancë me një sipërmarrëse austriake, e cila sipas burimeve të Prive By LS është milionere dhe qëndron pas disa bizneseve në Austri. Deri tani, dyshja e kishte mbajtur lidhjen larg vëmendjes publike, ndërsa edhe fotografitë nga momentet e përbashkëta ishin publikuar me kujdes që Lumbardhi të mos identifikohej qartë.
Por, nga Milano ka ardhur një detaj që duket se e ndryshon këtë.
Ka qenë Kristale Rama, bashkëshortja e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, ajo që ka ndarë një album me fotografi nga ditët e saj në Milan Fashion Week. Mes tyre gjendet edhe një fotografi ku Lumbardhi shfaqet krah partneres së tij, në shoqëri të përbashkët.

Kjo është hera e parë që dyshja shfaqet kaq hapur së bashku, pas raportimit të Prive By LS për romancën e tyre.
Fotografia është realizuar gjatë Milan Fashion Week, edicioni i së cilës këtë vit u zhvillua nga 22 deri më 28 shtator.
Pra, lidhja që deri para pak ditësh ruhej me shumë diskrecion, tashmë ka edhe fotografinë e parë të çiftit krah njëri tjetrit. /Prive By LS


