Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Ylli thërret nënën live, zbulon raportin e ri të dashurisë
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Ylli thërret nënën live, zbulon raportin e ri të dashurisë
Yjet

Ylli thërret nënën live, zbulon raportin e ri të dashurisë

Written by:
Prive
Last updated: 24 Shtator, 2025
Share

Ish-banori i “Ferma VIP 2”, Ylli Dreshaj, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Living The Day” në Vizion Plus, ku ndau me publikun disa momente dhe rrëfime personale nga jeta e tij – që nga puna, përvoja në reality show, e deri te një njohje e re, që sipas tij, mund të shndërrohet në një lidhje serioze.

I pyetur nga moderatorja Brunilda Lahes nëse viziton shpesh Tiranën, Ylli u shpreh se nuk vjen edhe aq shpesh, për shkak të angazhimeve profesionale dhe familjare. Megjithatë, kur vjen, ai e shijon në maksimum atmosferën e kryeqytetit.

Aktualisht, Ylli është i punësuar në një hotel ndërkombëtar në Kosovë, ku është ngritur në pozitën e menaxherit, një arritje për të cilën është shumë krenar. Ai tha se këto përgjegjësi të reja janë ndër arsyet pse nuk e ka të lehtë të udhëtojë shpesh.

Kur u pyet për ndikimin që ka pasur pjesëmarrja në “Ferma VIP”, Ylli u shpreh me sinqeritet:

“Më ka ndryshuar shumë si person, për të mirë. Kam qenë një djalë i qetë, nuk dilja shumë, nuk shkoja në diskoteka. Por eksperienca në fermë më ndihmoi të rritem dhe të dal nga guaska.”

Ai foli gjithashtu për letrën e famshme që kishte marrë nga ish-partnerja gjatë qëndrimit në fermë – një temë që pati shumë jehonë në media.
Ylli deklaroi:

“Nuk kam pasur problem me atë që flitet. E di kush jam, familja e di kush jam, dhe njerëzit që më ndjekin e dinë gjithashtu. S’ka rëndësi çfarë flasin pas shpine. Rëndësi ka që kur kthehem, ata heshtin.”

Një kapitull i ri në jetën e tij sentimentale

Ndërsa biseda kaloi në jetën sentimentale, Ylli zbuloi se është në një fazë njohjeje me një vajzë shqiptare. Ai theksoi se ende nuk është një lidhje zyrtare, por po ecën në atë drejtim:

“Nuk mendoj se është ende lidhje. Jemi në fazën e njohjes, por ndihem shumë i lumtur dhe i plotësuar. E falënderoj atë person që ma sjell këtë ndjenjë.”

Ylli preferoi të mbajë privat identitetin e vajzës, duke theksuar se dëshiron ta ruajë këtë raport nga ekspozimi mediatik.

Një moment shumë emocional erdhi në pjesën e dytë të emisionit, kur nëna e tij i telefonoi live në studio dhe e pyeti për ndonjë lidhje të re.
Ylli, për herë të parë, ia konfirmoi nënës se është në një njohje të re, duke shtuar:

“Nuk desha ta shqetësoja këtë herë, pasi është mërzitur shumë në të kaluarën. Kur të bëhet më publike dhe më serioze, do i tregoj.”

/Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article ‘T’ju vijë turp’, Loredana flet pas lajmeve për largimin nga programi
Next Article ‘Po të paguante i merrnin paratë për orë origjinale’, Getinjo flet për Mozzik
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Pasi i pranuan vajzat në universitet me para, çifti i njohur ndahet pas 28 vitesh

Një nga çiftet më të përfolura të Hollywood-it, Lori…

Writen by
Prive
3 Tetor, 2025
Yjet

E dashura diplomohet, urimi i veçantë i Egzon Sahitit për të

TiKtokeri i njohur Egzon Sahiti ka ndarë me ndjekësit…

Writen by
Prive
14 Korrik, 2025
Yjet

Kontrata e dashurisë dhe unaza e diamantit, çka po fsheh Xheneta?

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu,…

Writen by
Prive
24 Korrik, 2025
Yjet

Lajmi për ndarjen, Klea Huta thyen heshtjen!

Me një shpejtësi të jashtëzakonshme mori sot dhenë në…

Writen by
Prive
31 Maj, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?