Juliana Nura po ndan me ndjekësit e saj momente nga ditët e para si nënë e binjakëve, ndërsa së fundmi ka treguar edhe për ndryshimet në trupin e saj pas lindjes.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” u bë nënë ditë më parë, kur solli në jetë binjakët e saj dhe ndau me ndjekësit fotografitë e para me dy të vegjlit.
Tani, vetëm pak ditë pas lindjes, Juliana ka ndarë një përditësim për rikthimin e saj në format e mëparshme trupore.
Përmes një postimi në Instagram Story, ajo ka bërë të ditur se, sipas saj, ka humbur plot 13 kilogramë brenda tetë ditësh.
Juliana ka treguar se në këtë ndryshim ka ndikuar edhe konsumimi i rreth tre litrave ujë në ditë, ndërsa një tjetër faktor që ajo ka përmendur është ushqyerja e binjakëve me gji.
Sipas saj, gjatë 24 orëve arrin të nxjerrë deri në 1.2 litra qumësht gjiri, duke e lidhur këtë edhe me rënien në peshë pas lindjes.
Ky është një tjetër nga përditësimet që Juliana po ndan me ndjekësit pas ardhjes në jetë të binjakëve, teksa vazhdon të dokumentojë publikisht ditët e para të mëmësisë.
Rrugëtimi i saj drejt amësisë ka qenë i dokumentuar prej muajsh, pasi Juliana kishte treguar publikisht se kishte zgjedhur të bëhej nënë përmes IVF-së. Pas lindjes, ajo e përshkroi këtë kapitull si një nga udhëtimet më të vështira, por edhe më të bukura të jetës së saj. /Prive By Liberta Spahiu



