By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Privebruto
  • Yjet
  • Liberté
  • Modë
  • Prive TV
  • Intervista
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Dafina i kundërpërgjigjet Labit: ‘Do që të marri pjesë nga historia ime’
Share
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
PrivebrutoPrivebruto
Font ResizerAa
Search
  • Yjet
  • Liberté
  • Modë
  • Prive TV
  • Intervista
  • Film
  • 60 SECONDS
Follow US
Faqja zyrtare e emisionit me te shikuar ne vend. All right reserved Privebruto 2024
Privebruto > Blog > Yjet > Dafina i kundërpërgjigjet Labit: ‘Do që të marri pjesë nga historia ime’
Yjet

Dafina i kundërpërgjigjet Labit: ‘Do që të marri pjesë nga historia ime’

Written by: Prive Last updated: 17 Prill, 2025
Share

Moderatori i njohur Labinot Gashi, ka folur mbrëmë sërish për prishjen e raportit me këngëtaren Dafina Zeqiri. I ftuar në një intervistë për ‘RTV Dukagjini’ në programin ‘Krejt n’debat’, Gashi tregoi se marrëdhënia e tyre tashmë është e mbyllur dhe nuk ka më asnjë kontakt mes tyre.

“Nuk kemi asnjë raport, nuk flasim, nuk jemi as follow në Instagram,” – u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se ftohja mes tyre ka qenë e thellë.

Moderatori theksoi se është ndjerë i lënduar dhe i zhgënjyer nga Dafina:

“Unë kam bërë shumë për të. Kam ngrënë bukë me të, i kam qëndruar pranë për vite, por një gjë e vogël i ka lënë përshtypje. E quajta mosmirënjohëse, për ditëlindjen që organizoi. Si është e mundur që një njeri që i ka qëndruar afër për dekada, të mos jetë pjesë e asaj dite, ndërsa ishin aty njerëz që s’kanë qenë kurrë afër saj? Njerëz që ishin në ‘Big Brother’,” – tha ai.

Pavarësisht fjalëve të rënda, Gashi nuk harroi të shprehë një urim për Dafinën, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë:

“Dua t’i uroj më të mirat, pasi po bëhet nënë. Më e rëndësishmja është të mos stresohet. Mbi të gjitha, është respekti.”

Por reagimi i Dafina Zeqirit nuk vonoi! Ajo zgjodhi të flasë me qetësi, por me tone të qarta përmes një postimi në Instagram Story, ku shpërndau këtë mesazh:

“Udhëtimi për të ardhur deri këtu ku jam sot ka qenë i mbushur me dashuri, mësime dhe rritje.
Me suksesin vjen edhe zhurma – njerëz që duan të marrin një pjesë nga historia jote, ta rishkruajnë të vërtetën tënde ose të vënë në dyshim zgjedhjet e tua.
Por ajo që kam mësuar është kjo: mbrojtja e paqes tënde ndonjëherë do të thotë të ecësh ndryshe, të flasësh më pak dhe ta mbash rrethin të ngushtë.”

Dafina, në mënyrë të tërthortë, duket se u përgjigj ndaj deklaratave të Labit, duke i qëndruar besnike vetes:

“Jo të gjithë do ta kuptojnë këtë – dhe është në rregull. Heshtja ime nuk është dobësi. Është forcë.
Kam lënë pas gjithçka që nuk më shërben më, dhe kjo mjafton. Qëndroj e palëkundur në atë që jam – dhe kjo është e njëjta energji që dua t’ia transmetoj fëmijës tim dhe të gjithëve ju:
Jini të mirë, por mos lejoni askënd të shuajë dritën tuaj ose t’ju bëjë të ndiheni të vegjël.”

Dhe ajo e mbyll me një fjali të fuqishme:

“Do flasin. Le të flasin. Unë do të vazhdoj të jem vetja – me dashuri, gjithmonë. Dafina.”

Ky mesazh duket si një manifest i qartë për paqe të brendshme, pjekuri dhe vendosmërinë për të mos u përfshirë në drama publike – një qasje që duket se Dafina po e përqafon gjithnjë e më shumë, sidomos tani që pret të bëhet nënë. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook X Email Print
Previous Article Romanca që emocionoi miliona shikues përfundon papritur
Next Article Shkodra Elektronike gati për ‘Eurovision 2025’
Leave a Comment

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Yjet

Çfarë thonë yjet për ju sot? Zbuloni surprizat e juaja!

Ja horoskopi i plotë për të gjitha shenjat për…

Writen by Prive 6 Mars, 2025
Yjet

Tiri dhe Krisa ndahen shkaku i Loredanës? Flasin çifti

Krisa Caushi dhe Tiri Gjoci nuk kanë ndërmend të…

Writen by Prive 30 Prill, 2025
Yjet

Bota e kinemasë në zi: ‘Batman’ humb betejën me sëmundjen

Val Kilmer, një yll filmi, i cili gjatë gjithë…

Writen by Prive 2 Prill, 2025
Yjet

Pas shumë muajsh, ndodh kjo mes Teutës dhe Adonisit

Javë më parë, burime pranë aktores Teuta Krasniqi dhe…

Writen by Prive 28 Prill, 2025

Kanali zyrtar i PRIVE në YouTube. Kronika, lajme dhe intervista ekskluzive nga bota e të famshmëve shqiptarë të sjella në kohë reale në platformat online të PRIVE.

FACEBOOK
YOUTUBE
INSTAGRAM
TikTok
  • Yjet
  • Liberté
  • Modë
  • Prive TV
  • Intervista
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Privacy Policy
  • Terms and Conditions
  • Contact

MOHIM PËRGJEGJËSIE: Ky kanal zyrtar i PRIVE ofron përmbajtje ekskluzive. Riprodhimi i paautorizuar ndalohet. Opinione personale nuk pasqyrojnë qëndrimin tonë.

Shfleto ofertat e marketingut

Faqja zyrtare e emisionit me te shikuar ne vend. All right reserved Prive 2021
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?