Përplasja mes Drilon Ramës dhe Amarildo Bakajt duket se është larg përfundimit, me dy boksierët që kanë vazhduar shkëmbimin e mesazheve të forta në rrjete sociale.
Përplasja mes tyre kishte nisur më herët, kur Driloni reagoi ndaj deklaratave të Amarildos dhe e sfidoi që mosmarrëveshjet t’i zgjidhnin si sportistë, në ring. Edhe Bakaj më pas kishte reaguar publikisht, duke e mbajtur të hapur debatin mes tyre.
Tash, Amarildo është rikthyer me një tjetër provokim. Ai ka publikuar një fotografi të realizuar me inteligjencë artificiale, ku Driloni shihet në gjunjë përballë tij.
Krahas fotografisë, Amarildo ka shkruar:
“Jam personi i gabuar me kërku famë te unë. Vetë ia nise për famë, tash s’ta lë shpirtin rehat deri sa të përballesh me mua. Unë jam ai që kam thënë se nuk ndeshem me shqiptar dhe kështu do të jetë. Nga momenti që më kërkon ndeshje një shqiptar, ai për mua nuk është dhe as nuk e llogaris për shqiptar. Kush përfaqëson flamurin shqiptar nuk ka shans të ndeshem për asnjë shumë, por këta që përfaqësojnë flamurin gjerman e të tjerë… mirë se të vini.”
Me këtë deklaratë, Bakaj ka thumbuar drejtpërdrejt Drilonin edhe për faktin se në karrierën e tij sportive përfaqëson Gjermaninë.
Por përgjigjja e Drilonit nuk ka vonuar.
Nga plazhi, fituesi i “Big Brother VIP Kosova” publikoi një video ku iu drejtua Amarildos dhe kërkoi konkretisht që të caktohet përballja mes tyre.
“Kur po e caktojmë meçin? Po kam qejf me ta ‘ndreqë’ fytyrën”, u shpreh Driloni.
Kështu, përplasja që deri tani është zhvilluar kryesisht përmes rrjeteve sociale po vazhdon të ashpërsohet. Megjithatë, deri në këtë moment nuk është bërë publik ndonjë konfirmim zyrtar për datën apo organizimin e një meçi mes tyre. /Prive By Liberta Spahiu


